Kur SHBA-ja sulmonte forcat serbe me avionët bombardues “B-52” në Kosovë (Video)

9 muaj më parë

Kur SHBA-ja sulmonte forcat serbe me avionët bombardues “B-52” në Kosovë (Video)

Momenti kur avionët bombardues amerikanë “B-52” goditën pozicionet serbe pranë kufirit shqiptaro-jugosllav, teksa bisedimet për tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova vazhdonin, është shfaqur në një nga incizimet e agjencisë së lajmeve Associated Press.

Në video shihet sesi tymi i zi e mbulon qiellin kur amerikanët hedhin bomba në afërsi të kalimit kufitar të Morinit brenda Kosovës në vitin 1999, njofton AktivPress.

Poashtu, në artikullin e AP thuhet se edhe një tjetër shpërthim u dëgjua në ato momente afër Drinit të Bardhë në kufi.

Përkundër bombave që tronditnin tokën, artileria serbe vazhdonte të sulmonte ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Luftimi i vazhdueshëm nënvizon problemet me të cilat paqeruajtësit do të përballen në përpjekjen për të rivendosur rendin në krahinë pasi forcat jugosllave të tërhiqen”, thuhet në përshkrimin e videos nga AP./AktivPress