Kur nëna patriote lindte fëmijën në burg

5 muaj më parë

Kur nëna patriote lindte fëmijën në burg

Zymë Turkaja Morina, e dënuar për vepra “armiqësore” lindi fëmijën e saj në qeli.

Ndër vite shqiptarët kishin kundërshtuar në mënyra të ndryshme regjimin jugosllav.

Njëjtë kishte ndodhur edhe në Kosovën e 70 viteve më parë.

Lufta e egër kundër atyre që vepronin, atëherë mori edhe përmasa të të paimagjinueshmes.

U arrestuan e u dënuan me shumë vite burg  jo vetëm burrat, por familje të tëra, fëmijë e gra shtatzëna.

Të njëjtin fat e pati edhe një tetëmbëdhjetë vjeçare nga Peja.

Në qelinë e burgut, krahas tmerrit, ajo përjetoi edhe ndjenjën më të veçantë.

Rrëfimin e nënës, e kishte treguar shumë vite më vonë për Rilindjen, e lindura në burg, Advije Morina.

Në një intervistë, Advija thoshte se nëna e saj kishte përjetuar një periudhë të rëndë në burg, e ndihmesë e kishte pasur vetëm një ndihmë, një gardian të burgut që i kishte dhënë për të ngrënë.

Historia e njëjtë po përsëritej edhe 50 vite më vonë.

Në shkrimin e Rilindjes me titull, “Vajza që u lind në burgun e Pozhorevcit do ta ketë më mirë”, tregohej që një shqiptare tjetër do të bëhej nënë për herë të parë në qelinë e burgut.

E fortë dhe e vendosur, edhe pse me lot në sy, Advija kishte thënë se vajza e lindur në burgun e Pozhorevcit do ta kishte më të lehtë se që e kishte pasur ajo.

Uroj që kurrë të mos lindin fëmijë në burgje për shkak të bindjeve politike të prindërve të tyre, përfundonte rrëfimi i asaj kohe.