Kujdes: Ekrani i iPhone X nuk funksionon në temperatura të ftohta

1 javë më parë

Kujdes: Ekrani i iPhone X nuk funksionon në temperatura të ftohta

Apple ka konfirmuar se do të tentojë të rregullojë problemin e ekranit në iPhone X i cili në kohë të ftohtë nuk funksionon.

Rregullimi do të bëhet në formë të një përditësimi softverik në versionin e ri të iOS.

Disa përdorues të iPhone X thanë se kishin problem me funksionimin e ekranit në temperatura të ulëta.

“Jemi në dijeni të problemeve me ekranin e iPhone X i cili përkohësisht nuk i përgjigjet komandave pas një ftohjeje të shpejtë të ambientit,” tha kompania.