Ku përfundoi truri i Musolinit?

2 javë më parë

Ku përfundoi truri i Musolinit?

Një pjesë e trurit të Benito Musolinit është bërë temë debatesh që kanë përfshirë edhe komunitetin shkencor në SHBA.

Pas autopsisë mbi trupin e ish- diktatorit më 30 prill 1945, truri u analizua nga mjeku Pier Gildo Bianchi dhe më pas u ruajt në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Milanos, para se në 1957 t’i kthehej familjes.

Por disa pjesë të trurit ju dorëzuan amerikanëve, të interesuar të verifikonin praninë e sëmundjeve që justifikonin megalomaninë e tij.

Veçanërisht amerikanët donin të kuptonin nëse Duçja kishte sifiliz, i cili shkakton eleminim të disa funksioneve të trurit.

Trupat e Musolinit dhe Petacit pas ekzekutimit

Kërkimet nuk nxorën anomali në pah dhe pjesë të trurit u harruan mes Institutit të Sëmundjeve të Forcave të Armatosura (Armed Forces Institute of Pathology) dhe spitalit  St. Elizabeths Hospital në Washington.

Ndërsa një tjetër pjesë iu dorëzua familjes në 1966, për pjesën e ngelur nuk u mor më vesh asgjë.

Misteri mbi trurin e Musolinit u rikthye në një debat në vitin 2009, kur disa pjesëza të tij dolën në shitje në eBay, por u hoqën menjëherë.

*****

(Në foton kryesore: Pjesë nga një dokument i Arkivës së Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Milanos që konfirmon marrjen e një pjese të trurit të Musolinit për studim)

b.m. / dita