Kryeministri malazez do të qëndrojë dy ditë në Kosovë

6 muaj më parë

Kryeministri malazez do të qëndrojë dy ditë në Kosovë

Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj ka publikuar agjendën e vizitës së kryeministrit të Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, Markoviq do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, nesër dhe pasnesër, transmeton AktivPress.

Markoviq do të vij në Kosovë nesër në orën 16:00.

Këto janë aktivitetet e vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë:

E mërkurë 14.02.2018

16:00 – Arritja e Delegacionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” .

Pritje protokollare nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

16:30 – 16:40 – Pritja me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (PAMJE- Ndërtesa e Qeverisë)

17:45- 18:15 – Konferenca për shtyp (Objekti i Qeverisë, Salla P38)

E enjte, 15.02. 2018

09:10 – 09:40 – Pritje nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)

09:45 – 10:15 – Pritja nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi (Kabineti i Presidentit)./AktivPress