Komunës së Prishtinës dekorimi i qytetit i kushtoi tetë mijë euro më shtrenjtë

2 javë më parë

Komunës së Prishtinës dekorimi i qytetit i kushtoi tetë mijë euro më shtrenjtë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur për publikun se ka nënshkruar kontratën për dekorimin e qytetit me drita dekorative dhe bredha për festat e fundvitit.

Komuna e Prishtinës njoftimin për nënshkrimin e kontratës në vlerë prej 57 mijë e 940 eurove e publikoi në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP).

Sipas njoftimit, dekorimi i qytetit për festat e fundvitit i është  besuar kompanisë “Anea” NPT.

Për këtë tender Komuna e Prishtinës kishte paraparë procedurë të hapur me kriter çmimin më të ulët.

Por mjetet e planifikuara për këtë aktivitet të prokurimit rezulton se nuk ishin të planifikuara mirë.

Bazuar në njoftim, Komuna kishte ndarë 50 mijë euro, ndërsa kontrata e nënshkruar për këtë tender kaloi parashikimin për 7 mijë e 940 euro./kallxo.com