Këta janë artistët që do të ngjiten në të njëjtën skenë me Dua Lipën

2 muaj më parë

Këta janë artistët që do të ngjiten në të njëjtën skenë me Dua Lipën

Nesër nis festivali “Sunny Hill” në Prishtinë.

Këtë vit, ky festival sjell emra të njohur të industrisë së muzikës nga e mbarë bota.

Dua Lipa ka arritur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, pikërisht për të performuar në natën e parë të këtij festivali, që fillon nesër (e premte), shkruan lajmi.net.

Bashkë me Dua Lipën nesër do të këndojnë edhe: Sytë, MTNJ, Kachinari, Genc Salihu, Gipsy Groove, Offchestra, Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Asgjë sikur dielli, Oda, Jericho, Grace Carter dhe Stanaj.

Në ditën e dytë, do të performojë Action Bronson, ndërsa në të tretën Martin Garrix, duke mos lënë anash edhe artistët e tjerë të famshëm.