Kështu ka qenë më parë Parlamenti shqiptar!

2 javë më parë

Kështu ka qenë më parë Parlamenti shqiptar!

Parlamenti i shtetit shqiptar në periudha të ndryshme ka qenë i përbërë nga një ose dy dhoma: dhoma e ulët dhe dhoma e lartë (senati).

Krijimi i këtij organi në Shqipëri u parashikua për herë të parë në “Statusin Organik” (1914) me emrin Asambleja Kombëtare, e cila kishte kompetenca shumë të kufizuara.

Por Asambleja Kombëtare në atë kohë nuk u krijua për shkak të gjendjes së brendshme dhe të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Ndaj organi i parë përfaqësues me funksionet e parlamentit në Shqipëri ishte Këshilli Kombëtar që doli nga Kongresi i Lushnjës dhe veproi në fund të vitit 1920.

Në fillim të vitit 1921 u bënë zgjedhjet e reja për Këshillin Kombëtar (parlamentin) me 75 deputetë.

Në bazë të tij Këshilli Kombëtar kishte kompetenca të gjera e të rëndësishme. Ushtrimi i tyre praktik i jepte atij tiparet e një parlamenti.

Gjatë viteve 1925-1928 parlamenti shqiptar përbëhej nga dy dhoma: Dhoma  e Deputetëve me 57 veta dhe Senati me 18 veta, të cilat mblidheshin në të njëjtën kohë.

Ideja e rikthimit të një Parlamenti me dy dhoma dhe ideja alternative e një Parlamenti me më pak deputetë është hedhur disa herë në diskutim pas 1990-s, por nuk është konketizuar./Dita