Kadri Veseli paralajmëron hetimin e SHIK-ut

1 javë më parë

Kadri Veseli paralajmëron hetimin e SHIK-ut

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk u fol vetëm për programin qeverisës.

Aty u përsëritë akuza e deputetes së Vetëvendosjes, Drita Millaku që i bëri kryeparlamentarit Kadri Veseli për vrasjen e komandant Drinit.

Kreu i Kuvendit paralajmëroi se në janar do të nis hetimi i SHIK-ut.

Në fakt, anëtarët e SHIK-ut edhe më herët kanë qenë të gatshëm që t’i japin nënskrimet për krijimin e një komisini hetimor parlamentar për ta hetuar të veprimtarinë e SHIK-ut, mirëpo nuk ka pasur vullnet nga shumica e ligjvënësve, shkruan AktivPress.

Dy herë janë ndërmarr nismat për krijimin e një komisioni të tillë dhe të dyja herët kanë dështuar.