Ja si mund të dobësoheni pa dietë!

4 muaj më parë

Ja si mund të dobësoheni pa dietë!

Para së gjithash të mendojmë për shëndetin!

Nuk është një mënyrë të thëni, pasi ushqimi i shëndetshëm dhe mirëqënia shkojnë krah për krah me njëra tjetrën.

Gjithsesi duhet të ushqeheni në mënyrë të saktë, pa ekzagjerime dhe duke patur kujdes urinë, duke shijuar ushqimin dhe duke mbajtur formë të mirë trupore, pa hequr dorë nga shumë gjëra. Është e mundur?

Sigurisht! Ja si të verproni:

Merreni me qetësi: Dieta nuk është një regjim që të privohesh dhe as të heqësh dorë nga ushqimi, por një mënyrë e shëndetshme jete që të mund të shkosh përtej dobësimit.

Një nga gabimet më të shpeshta është të ushqyerit me shpejtësi dhe si përfudnim nuk keni shijuar asgjë. Do ishte mirë të hani me qetësi, duke u përtypur sa më mirë, pasi tretja nis nga përtypja.

Ushqimi do të asimilohet shumë më mirë nga trupi dhe do të ndihemi shumë më të lehtë.

Ulni stresin: Shumë nga ne kur janë të stresuar kanë tendencën të hanë më shumë. Për t’u ngushëlluar, në vend që të vrapojmë drejt ëmbëlsirave, me mirë të shijojmë piata të shëndetshme dhe me sasi të vogla.

Mirë do të ishte që, para se të shtroheshit për të ngrënë drekë ose darkë, të hanit fruta apo sallatë gjysëm të përgatitur. Kjo do ju bëjë të mos jeni shumë të uritur dhe të hani më pak se ç’e kishit planifikuar.

Rroftë falja: Në dieta dhe në regjimet ushqimorë, është e thjeshtë të kapesh pas ndjenjës së fajit.

Ndjenja e fajit rrit nivelin e stresit, i cili është armik i dietës, dhe na bën të palumtur. Ndaj falni sa më shumë, qoftë edhe veten: ndonjë ëmbëlsirë herë pas here nuk është fundi i botës. E rëndësishme është të mendojmë se po i bëjmë ‘dhuratë’ vetes.

Evitoni të mendoni se ‘grykësia është mëkat’ sepse kanë konotacio negativ dhe na shtyjnë drej asaj që është e ndaluar. Mendoni për ushqimin me ndërgjegje të plotë që hera, herës edhe mund të teprohet në formë dhurate për veten, por rrallë ama.

Të ushqyerit si ceremoni: Vakti nuk është vetëm të ushqyerit, por edhe një rit për të qëndruar në shoqëri me miq, familje apo me njeriun e zemrës.

Tavolina ka rëndësi të madhe, ndaj shtrojeni bukur tavolinën dhe evitoni të hani para kompjuterit apo televizorit.

Gota gjysëm bosh: Në vend që të mendoni për atë që nuk mund të hani, le të përqendrohemi mbi atë që mund të hamë dhe duhet të hamë.

Në këtë mënyrë do shihni që keni shumë mundësi zgjedhjeje. Mendimi pozitiv të vjen gjithnjë në ndihmë!