Ja pse nuk u bë këngëtare vajza e madhe e Shyhrete Behlulit

1 javë më parë

Ja pse nuk u bë këngëtare vajza e madhe e Shyhrete Behlulit

Quhet Njomza dhe i ngjan shumë të ëmës, Shyhretes. Ajo dhe e ëma duken si shoqe.

Vetë këngëtarja disa herë ka folur për të, për kujdesin e saj, për atë se sa shumë është kujdesur Njomza për motrat e vëllezërit derisa Shyhretja mungonte në shtëpi.

Këngëtarja përherë ka qenë e angazhuar me koncerte jashtë vendit dhe ka pasur raste kur ajo ka qenë për shumë ditë larg shtëpisë. E, Njomza gjithmonë e ka mirëkuptuar, madje ka kontribuar në rritën e motrave e vëllezërve.

Ndoshta duke e parë sakrificën e nënës, Njomza vendosi që të mos i rroket këngës, të mos bëhet këngëtare. Ajo zgjodhi një profesion krejt tjetër, që gjithashtu e bëri mjaftë të njohur, shkruan “Kosovarja”.

Njomza është frizere dhe grimere profesioniste, ka klientelë të gjerë dhe është mjaftë e popullarizuar. Ajo gjithashtu është nënë e dy vajzave.