“Izolimi i Kosovës, një padrejtësi”

2 javë më parë

“Izolimi i Kosovës, një padrejtësi”

Presidenti i Shqipërisë, Iliri Meta, duke folur për vizitën e tij të fundit në Kosovë dhe takimet që ka zhvilluar me krerët institucional dhe partiak, tha për RTK se është diskutuar rreth forcimit dhe konkretizimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat me interes të përbashkët të qytetarëve të dyja vendeve dhe njëkohësisht forcimit të perspektivës evropiane për të dy vendet tona.

Meta duke komentuar kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që qytetarët e Kosovës të pajisën me nënshtetësi të Shqipërisë, tha se një kërkesë e tillë ka ardhur në radhë të parë si një protestë në emër të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, ndaj një kushtëzimi jo shumë të drejtë dhe jo racional të liberalizimit të e vizave me demarkacionin.

“Është një fakt i njohur dhe i pranuar se Kosova  ka përmbushur të gjitha detyrimet që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”, tha  kreu i shtetit shqiptar.

Ai madje vuri në theks se Kosova ka përmbushur me shumë kritere se sa disa vende që tashmë e gëzojnë liberalizimin e vizave.

“Kjo natyrisht se nuk është normale dhe ne e kemi ngritur këtë çështje në takimet që kemi pasur me përfaqësuesit e BE së se nuk është e drejtë që pas kaq vitesh qytetarët e Kosovës të mbesin të vetmit në Ballkan duke iu mohuar lëvizja e lirë”, tha Meta në RTK.

Megjithatë, kur  është fjala të marrja e nënshtetësisë për qytetarët e Kosovës, ai tha se kjo nuk është zgjidhje as afatshkurtre dhe as afatgjate, dhe se kjo  nuk do të zgjidhje problemin e zhbllokimit të proceseve integruese evropiane.

Ai tha se marrja e nënshtetësisë për qytetarët e Kosovës mund të qojë deri të pezullimi i lëvizjes së lirë edhe për gjithë qytetarët e Shqipërisë .

“Pra mund të mos ishte tepër produktive pavarësisht qëllimit të mirë. Në këtë drejtim ne kemi diskutuar për të zhbllokuar çështjen e  liberalizimit të vizave , ashtu sikurse duhet ta marrim në mirëkuptim me Malin e Zi dhe BE-në për çështjen e shënimit të kufirit”, tha Meta.

Ai është shprehur  kundër idesë për ndryshim të kufijve në Ballkan. Ai ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk është një zgjidhje, sepse me këtë do të hapej Kutia e Pandorës, që sipas tij, do të çonte drejtë zhvillimeve të paparashikueshme.

“Përderisa  vendet tona synojnë anëtarësimin në BE, ekziston vetëm një zgjidhje, zgjidhja evropiane  për çështjen e kufijve që ata të bëhen të padukshëm dhe mos të jenë pengesë në marrëdhëniet në mes dy vendeve. Kjo është zgjidhja më e mirë. Së dyti në Ballkan çdo komb diku është  shumicë dhe diku pakicë dhe është tepër e vështirë që të gjendet një zgjidhje “, tha presidenti shqiptar Meta.

Ai ndërkaq, tha se Kosova  dhe Shqipëria duhet të interesohen më shumë për shqiptarët në Maqedoni dhe kudo që jetojnë ata.

Duke folur rreth prioriteteve të të dyjave vendeve (Kosovës dhe Shqipërisë) i pari i shtetit shqiptar tha se  prioritetet e të dyjave vendeve janë bërja e kufirit sa më të padukshëm dhe sa më i pa- bezdisshëm për qytetarët e dy vendeve. Gjithashtu si prioritet tjetër përmendi edhe çështjen e turizmit dhe shkëmbimet tregtare , duke vënë në theks bashkëpunimin e doganave dhe zhbllokimin i çështjes së energjisë që është bllokuar nga Serbia .”Janë këto disa prioritetet edhe pse ka edhe prioritete të tjera, të cilat do të rrisnin aktivitetin tregtar dhe  çështje tjera.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria do të rrisin bashkëpunim  edhe më të  madh dhe konkretë pas vizitës së kryeministrit Ramush Haradinaj në Tiranë dhe pas këtyre takimeve që ka zhvilluar në Kosovë .

“Mbledhja e 27 Nëntorit në mes dy qeverive do të japë përgjigje konkrete për shumë çështje konkrete që i shqetësojnë qytetarët e dy vendeve. Jam i bindur se do të kemi produkte të shpejta dhe të prekshme”, tha presidenti i Shqi9përisë Ilir Meta.

Duke folur për rolin e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, presidenti Meta tha se roli i shqiptarëve ka qenë faktor stabiliteti dhe përcaktues edhe për Maqedoni në proceset integruese , sikurse edhe për Malin e Zi.

Shqiptarët tha ai, mund ta fuqizojnë  rolin e tyre duke vazhduar në këtë mënyrë me një koncensues të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Mal it të ZI dhe Preshevës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të fuqizohet roli  i shqiptarëve për t’i realizuar aspiratat për një jetë më të mirë.

Ai foli edhe për raportet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë ë se këto marrëdhënie janë të shkëlqyera dhe se Shqipëria  nuk do të ishte anëtare e NATO-s pa mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, sigurisht duke pasur edhe  mbështetje të disa vendeve të BE-së që janë të interesuar për sigurinë e Ballkanit.

Ndërkaq, ai ka përmendur edhe faktin se Kosova e pavarur është vepër dhe kontribut i gjithë shqiptarëve që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës, por edhe me mbështetjen  e SHBA dhe disa vendeve të BE-së.  Ndërkaq tha se  Rusia ka ambiciet e saja për luajtur një rol të rëndësishëm global dhe për të pasur ndikim në rajonin tonë.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme  që pavarësisht diferencave për çështje të ndryshme në mes SHBA-ve, NATO-s  dhe Rusisë ,që ato të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizimit, sepse terrorizimi është një kërcënim i përbashkët dhe mund të fitohet me një bashkëpunim më të fuqishëm.