Interi duhet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve nëse do që ta mbaj Icardin

6 muaj më parë

Interi duhet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve nëse do që ta mbaj Icardin

Sipas raportimeve të mediave italiane, Mauro Icardi mund të largohet nga Interi për të kaluar të Real Madridi në fund të sezonit.

Kjo në qofte se Inter nuk ia del të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi është duke e mbajtur në kontroll situatën dhe janë plotësisht të përgatitur për të paguar klauzolën e lirimit prej 110 milionë eurosh në qershor për të marrë sulmuesin e tyre të ri.

Megjithatë, tifozët Nerazzur nuk besojnë në largimin e kapitenit të tyre, pasi Icardi iu ka premtuar besnikëri.