Iku treni 25 sekonda më përpara, në Japoni bëhet “nami”

4 muaj më parë

Iku treni 25 sekonda më përpara, në Japoni bëhet “nami”

Kompania hekurudhore në Japoni kërkon falje pasi treni ishte larguar nga stacioni 25 sekonda më përpara. Ky është rasti i dytë brenda disa muajve.

Operatori  tha se “shqetësimet që i shkaktohen klientëve janë tërësisht të papranueshme”

Nëntorin e kaluar treni u largua 20 sekonda me vonesë.

Një ndjesë e tillë është bërë histori për mediat sociale.

Trenat japonezë kanë reputacion për saktësinë ekstreme dhe mesa duket personat që kishin mbetur në stacion pasi nuk kishin mundur të hipnin janë ankuar, transmeton oranews

Kjo ka bërë që kompania të reagojë duke kërkuar ndjesë publike.