Hoti: Me këtë program nuk shkohet askund

1 javë më parë

Hoti: Me këtë program nuk shkohet askund

Avdullah Hoti tha se LDK-ja ka vlerësuar se ky program e shpërfaq në mënyrë të vrazhdë mungesën e
vizionit të kësaj Qeverie se kah duhet të shkojë shoqëria kosovare.

“Programi e bënë të qartë se këta nuk kanë pasion dhe përkushtim për t’ju shërbyer qytetarëve dhe për t’ju përmirësuar jetën atyre”, tha Hoti

Shefi i Grupit Paralamentar i LDK-së tha se sfidat kryesore në arritjen e këtij koalicioni ka qenë gara se kush po merr më shumë pushtet, menaxhimi i kushtëzimeve të partnerëve të vegjël që sot kanë pushtet pesë fish më shumë se fuqia e tyre politike, kushtëzimet e listës serbe, kushtëzimet e minoriteteve të tjera për të marrë një ministri, transmeton AktivPress.

Hoti tha se me këtë program degradon progresi që është arritur në tri vitet e fundit në: trefishimin e normës së rritjes ekonomike, me eliminim të korrupsionit, me reforma ekonomike duke e bërë Kosovën reformatorin më të
madh në Evropë,

Në fund ai tha se me këtë program nuk shkohet askund./AktivPress