“H&M”, në telashe për shkak të reklamës raciste

9 muaj më parë

“H&M”, në telashe për shkak të reklamës raciste

Kompania e rrobave “H&M” tash e disa ditë po ballafaqohet me skandal, pasi në fushatën e fundit reklamuese janë paraqitur disa fëmijë zezakë, të cilët kishin të veshura bluza, në të cilat shkruante ‘Majmuni më i mirë në xhungël’.

Kjo fushatë ka shkaktuar zemërim kudo në botë. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur zemërimin, duke e akuzuar kompaninë për racizëm dhe mungesë të vetëdijes sociale. Që nga nisja e kritikave, kompania ka kërkuar falje për lëshimin, duke shkruar në ueb-faqen e vet se gjithçka ka shkuar gabim dhe se u vjen shumë keq.

“E pranojmë se qoftë me apo pa qëllim, racizmi duhet të zhduket”. Kompania më pas tërhoqi reklamën dhe rrobat e krijuara. Pavarësisht pranimit të fajit dhe kërkimfaljes, shumë klientë të kompanisë e kanë ndërmend ta bojkotojnë brendin.

Përpos klientëve të rëndomtë, edhe klientët e profilit të lartë tashmë kanë ndërprerë bashkëpunimin me kompaninë, si ylli i basketbollit Lebron James apo këngëtari Sean Diddy Combs. Ndërkohë, edhe reperi i njohur The Weeknd shkëputi bashkëpunimin me brendin. Këngëtari postoi në Instagram një fotografi, duke thënë se u zgjua në mëngjes krejtësisht i tronditur dhe i turpëruar nga ajo çfarë ka parë. “Jam shumë i ofenduar dhe nuk do të bashkëpunoj me H&M”

. Njëjtë veproi edhe reperi i bardhë, G-Easy. Ai është dashur në mars të prezantonte koleksionin e ri për H&M, por ka thënë se nuk do që emri i tij të ndërlidhet me një kompani, së cilës i ndodh kjo.