Haziri thotë se do të falenderojë shtatë ditë e shtatë netë gjilanasit

1 javë më parë

Haziri thotë se do të falenderojë shtatë ditë e shtatë netë gjilanasit

“Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan do të vazhdoj me fushatë ndryshe elektorale për balotazhin, duke organizuar tubime falënderuese për shtatë ditë e shtatë netë, në secilin fshat, lagje e lokalitet të komunës”, njofton kjo degë.

Kryetari aktual dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, ka thënë ndihet i nderuar me besimin e madh që gjilanasit kanë treguar për të dhe LDK’në më 22 tetor, duke shtuar se ky besim do të dyfishohet më 19 nëntor.

“Prej sot janë shtatë ditë e shtatë netë të bardha për t’i falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje. Ju e nderuat Gjilanin me besim qytetar, duke e betonuar LDK’në si parti dyfish më e madhe se partia e dytë dhe mua si kandidat i juaji. Faleminderit nga zemra”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit tha se qytetarët kanë folur fort dhe qartë më 22 tetor, duke i mposhtur funksionarët politikë.

“Ne nuk kemi nevojë për fushatë, por vetëm për t’ju falënderuar që folët kaq fort e qartë në favor timin dhe të LDK’së. Funksionarët politikë nuk mundën ta ndryshojnë besimin tuaj. Ne vazhdojmë bashkë. Mbetem Luta i Gjilanit përjetë”, ka deklaruar Haziri./AktivPress