Haziri përgëzon përfaqësuesen e Kosovës në futboll për fitoren ndaj Letonisë

1 javë më parë

Haziri përgëzon përfaqësuesen e Kosovës në futboll për fitoren ndaj Letonisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka përgëzuar përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Muharrem Sahitin, për suksesin e jashtëzakonshëm në fitoren ndaj Letonisë 4-3, në stadiumin “Adem Jashari”.

Haziri tha se suksesi i djeshëm i përfaqësueses së Kosovës në futboll e ka bërë krenar LDK’në, “sikurse edhe të gjithë qytetarët e Republikës”

Këto komente, Haziri i ka bërë sonte në Velekincën e heroit kombëtar

Mulla Idriz Gjilani, gjatë tubimit elektoral, përderisa ka folur edhe për fillimin e rindërtimit të stadiumit të qytetit me kosto prej 6.2 milionë euro dhe i cili është i kategorisë së katërt të përcaktuar sipas standardeve të FIFA dhe UEFA./AktivPress