Harroni xhinset, këto janë pantallonat e sezonit vjeshtë – dimër 2017

4 javë më parë

Harroni xhinset, këto janë pantallonat e sezonit vjeshtë – dimër 2017

Në ditët tona është akoma e vështirë të thuhet se cila është veshja që do të dominojë në një sezon a një tjetër. Por nuk ka asnjë dyshim nëse bëhet fjalë për velvet (kadife).

Është parë në pothuaj çdo sfilatë të kësaj vjeshte, në shumë nuanca, në shumë veshje, por sidomos ka dominuar në pantallona (blu, të zeza, lejla etj).

Në shumë raste, modelet kanë qenë edhe klasike, me forma tradicionale.

Edhe pse është një prej trendeve që ka hyrë fuqishëm në pasarelat e vjeshtës 2016, këtë herë velvet është më specifike.

Kapërcimi sezon pas sezoni, që nga veshje nate në veshje dite, nga veshje Krishtlinjdjesh në rroba banje, ka sjellë efektin e kërkuar prej shumë emrave të njohur të botës së modës dhe ka vërtetuar pse të gjitha duhet të keni patjetër këtë sezon të ftohtë velvet.

E sidomos në pantallona.

Të gjithë i dimë rregullat e botës së fashionit. Nëse shfaqet në një pasarelë, do të pushtohen shumë shpejt të gjitha të tjerat.

Është shumë e qartë. Koha e xhinseve ka ikur. Për të qenë trend në vjeshtë dhe në dimër, të duhen një palë pantallona velvet.

Kanë filluar të dominojnë pasarelat dhe emrat më në zë të botës së modës.

Arsyeja pse është mjaft e thjeshtë – velvet është një material që qëndron gjithmonë nëse bëhet fjalë për një koktejl, party apo edhe në çdo kohë të ditës.

Stilistja britanike, Margaret Howell, ka propozuar për vjeshtë – dimër shumë modele pantallonash kadife.

Po kështu, edhe Paul & Joe kanë sjellë në pasarelat e tyre kostumet pizhama në velvet, në të gjitha nuancat e mundshme, deri edhe te më të guximshmet.

 revistaclass