Haradinaj mbetet i palëkundur në kundërshtim të Demarkacionit, sfidon deputetët

1 javë më parë

Haradinaj mbetet i palëkundur në kundërshtim të Demarkacionit, sfidon deputetët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga deputetët opozitar që të kenë minimumin e konsideratës ndaj anëtarëve të Komisionit shtetëror që kanë punuar në hartimin e raportit të ri për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai ka thënë se ata nuk janë palaqo, por janë profesor të nderuar, shkruan AktivPress.

Bile, ua ka kujtuar se me disa prej tyre janë mburrur më herët partitë politike.

Kur e ka thënë këtë ka aluduar në LDK-në, në raport me Shpejtim Bulliqin.

Haradinaj ka thënë se anëtarët e Komisionit e kanë kryer punën e tyre profesionale në shërbim të shtetit, ndërsa tash u takon politikanëve të vendosin se çka do të bëjnë me Demarkacionin.

Personalisht ka thënë se beson se marrëveshje është gabim.

“Tash  secili le ta mat vetën”, ka deklaruar ai.

Shefi i Qeverisë, dikur komandat lufte ka përdorur një zhargon popullor në përpjekje për të dëshmuar se është i qëndrueshëm.

“100 herë me u rrëzu, unë prapë si maca në këmbë bijë. E këtu ka njerëz që njëherë me u rrëzu, kurr në këmb s’mund të qohen”, ka thënë Haradinaj, duke ua përkujtuar deputetëve se do të shihen prapë./AktivPress