Gjysmë milioni euro paga për këshilltarët e kryeministrit

1 javë më parë

Gjysmë milioni euro paga për këshilltarët e kryeministrit

Emërimi i ish-ministres Albena Reshitaj si këshilltare politike e kryeministrit Ramush Haradinaj e ka rritur numrin e stafit politik në Zyrën e kryeministrit në 58 të punësuar, shkruan sot Koha Ditore.

Prej tyre, vetëm kryeministri ka staf politik prej 36 personave, 25 prej të cilëve janë këshilltarë politikë, ndërsa pjesa tjetër të angazhuar si staf ndihmës.

Numër të madh të stafit kanë edhe zëvendëskryeministrat, që janë pesë sish. Ata kanë deri në 10 persona staf ndihmës.