Gjendet harta e rrallë e shekullit 17’të

2 javë më parë

Gjendet harta e rrallë e shekullit 17’të

Një hartë e rrallë e shekullit 17 të Australisë është gjetur në një papafingo.

Harta është një nga vetëm dy kopjet që ekzistojnë.

E krijuar në vitin 1659 nga hartografi i njohur holandez Joan Blaeu, harta unike mendohej se kishte humbur përgjithmonë.

Harta  e quajtur “Archipelagus Orientalis” (Arkipelag Lindor), ashtu siç u quajt, u zbulua në vitin 2010 në një depo në Suedi pas 350 vjetësh.

Ajo është shfaqur në Bibliotekën Kombëtare të Australisë, në shtëpinë e saj të përhershme.

Pronarët, identiteti i të cilëve është i panjohur, e kanë kuptuar  vlerën e hartës vetëm kur është shitur në ankand.

Biblioteka Kombëtare e Australisë e fitoi atë me një çmim të parashikuar prej 600,000 dollarësh në vitin 2013 dhe pas disa viteve të restaurimit, tani do të shfaqet në Galerinë e Thesarit të Bibliotekës deri në mes të vitit 2018, transmeton oranews.

Harta bazohet në zbulimin e Tasmanisë nga ekuipazhi i Abel Tasman në Zeehaen në vitin 1642.