Fotografohet për herë të parë BMW Seria 8 kabriolet i pa kamufluar

3 muaj më parë

Fotografohet për herë të parë BMW Seria 8 kabriolet i pa kamufluar

BMW i ri Seria 8 kabriolet është duke u bërë gati për t’u zbuluar gjatë mesit të vitit të ardhshëm, por që tashmë kanë rrjedhur disa fotografi të kësaj super veture.

BMW Seria 8 kabriolet i ri edhe pse është spiunuar edhe më parë gjatë testimeve, tani është spiunuar tërësisht i pa kamufluar gjatë testimit në Skoci, transmeton koha.net.

Edhe pse rivali i Mercedes S-Class kabriolet është rreth 12 muaj para lansimit të tij, ai në foto duket se tashmë ka dizajnin e kompletuar e që bart tipare shumë të ngjashme me modelin e Seria 8 Coupe.

BMW Seria 8 kabriolet motorin më të ‘dobët’ që do ta ketë është ai 840d, i cili është 3.0 litërsh me gjashtë cilindra që prodhon 320 kuajfuqi.

Ndërsa ai më i fuqishmi do të jetë M850i, i cili është 4.4 litërsh twin-turbo V8 me 530 kuajfuqi.