Flet për herë të parë spikerja që doli e “zhveshur” në edicion të lajmeve

6 muaj më parë

Flet për herë të parë spikerja që doli e “zhveshur” në edicion të lajmeve

Eliona Pitarka është vajza që guxoi të shfaqej në një edicion lajmesh pa të brendshme, vetëm me një xhaketë ku dukej qartë dekolteja e saj. Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo ka folur rreth ofertës për këtë sfidë të re, duke thënë:

“Telefonatën e mora nga vetë pronari i televizionit, Ismet Drishti. Nuk është se e mendova gjatë kur fillova ta bëja. Interesante, mu duk dicka ndryshe. Jam tip që preferoj sfidat, gjërat e reja kështu që thashë pse jo. Por nuk rezultoi që u ndjeva po aq komode e rehat pas puntatës së tretë a të katërt se pata shumë presion, si nga familja, si nga njerëzit që më rrethonin dhe unë e përjetoj shumë këtë pjesën. Kështu që nuk e zgjata shumë, mjaftoi që të bënte shumë bujë, por aq zgjati dhe më pas qëndrova në të njëjtin televizion, jepja një emision muzikor.”

E pyetur për reagimin e familjarëve të saj rreth këtij rasti, Eliona tregoi se ishin fakti i vetëm përse hoqi dorë.

“E kanë ditur që e kam patur qejf televizionin që e vogël, doja të bëja gjëra ndryshe dhe nuk e kishin problem këtë pjesën. Duke më njohur si tip nuk e kishin dhe aq shumë problem por ndikonin fjalët që dëgjonin ata nga të tjerët. Nuk doja ti mërzisja, e shikoja që nuk e përjetonin mirë. Kur vjen puna tek familja, heq dorë nga cdo gjë. Shoqëria e përqafuan si format duke qenë se po bënte goxha bujë,” – tha ish-spikerja e lajmeve.

Eliona Pitarka rrëfeu se nuk e zgjodhi këtë mënyrë për tu shfaqur në televizion për famë, pasi nuk i pëlqen aspak.

“Me thënë të drejtën nuk e kam dashur asnjëherë famën. Është shumë e cuditshme që ta them, njerëzit që më rrethojnë e kuptojnë shumë mirë se si jam unë dhe ata e dinë se cdo gjë që bëj, e bëj se kam dëshirë. Gjithmonë kam  patur dëshirë të jem pjesë e televizionit, jo për famën por është gjëja që mendoj se bëj më mirë se cdo gjë në jetë. Më mbush, më jep kënaqësi.”