Finalja e Europa League, Marseille dhe Atletico Madrid duan kurorëzimin e sezonit

5 ditë më parë

Finalja e Europa League, Marseille dhe Atletico Madrid duan kurorëzimin e sezonit

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të drejtohen  drejt Francës. Miliona njerëz do të jenë nën ethet e një ndeshje të madhe. Marseille dhe Atletico Madrid do të ballafaqohen për trofeun e Ligës së Evropës.

Në “Parc Olympique Lyonnais” do të zbresin dy skuadrat më në formë të kompeticionit, Marseille dhe Atletico Madrid. Francezët vijnë pas një ndeshje të vuajtur në fazën gjysmëfinale, duke eliminuar pas 210 minutave austriakët e Salzburg me rezultatin e përgjithshëm 3-2 ndërkohë që spanjollët janë në këtë fazë pasi eliminuan me radhë skuadra si Lokomotiv Moskow, Sporting Lisbonë dhe Arsenal, me këta të fundit që nuk rezistuan gjatë 180 minutave lojë.

Një skuadër e rrjeshtuar nën modulin 4-2-3-1 pritet të hidhet në fushë nga tekniku i Marseille, Rudi Garsia. Në krahun tjetër, trajneri i “Los Colcheoneros”, Diego Simeone do ta ndjek nga tribuna këtë takim pasi është i pezulluar nga UEFA për shkak të revoltës së tij në ndeshjen e parë me anglezët e Arsenal-it.

Finalja e kompeticionit të dytë për nga rëndësia për në nivelin e klubeve Evropiane do të zhvillohet sot në 20:45.

/Ora News.tv