Fëmijët e pasur shqiptarë në qendër të vëmendjes nga mediat angleze

6 ditë më parë

Fëmijët e pasur shqiptarë në qendër të vëmendjes nga mediat angleze

Fëmijët e pasur shqiptarë vazhdojnë të habisin mediat angleze. Tashmë rrjetit të llogarive të “Fëmijëve të Pasur” në “Instagram” i është shtuar edhe një tjetër, ajo e “Fëmijëve të Pasur të Shqipërisë”, ose ndryshe “The Rich Kids of Albania”, për të cilën ka shkruar edhe e përditshmja e madhe angleze, “Daily Mail”.

“Fotot e publikuara në “The Rich Kids of Albania” mjaftojnë për t’ju bërë të qani mbi drekën tuaj të përgatitur në shtëpi”, shkruan e përditshmja angleze.

Fëmijët e pasur të Shqipërisë kanë gjetur mënyra kreative për t’u mburrur me paratë, duke i mbushur vaskat me të holla, me stoli të ndryshme, me super vetura, etj, shkruan “TCH”.

Në këtë llogari në “Instagram” gjenden shumë foto të cilat duket sikur nuk janë realizuar nga shqiptarë apo në Shqipëri, megjithatë në shumë prej tyre dallohen edhe simbole apo objekte e ndërtesa ku provohet se janë shqiptarë.