Facebook sjell ‘Messenger Kids’

2 javë më parë

Facebook sjell ‘Messenger Kids’

Gjiganti Facebook ka krijuar një version të ri të aplikacionit Messenger.

Tashmë atë mund ta gjejnë prindërit pasi ai iu është dedikuar fëmijëve nga mosha 6 vjeç.

Përdorimi i rrjeteve sociale vazhdon të jetë shqetësuese sidomos për ata prindër që nuk duan ekspozimin e fëmijëve të tyre në këtë moshë..

Me Messenger Kids fëmijët mund të bisedojnë, dërgojnë foto, video dhe mesazhe me tekst të cilat aprovohen nga prindërit e tyre.

Rrjeti social tha se kishte parë një nevojë të shtuar për një aplikacion komunikimi me të cilin fëmijët mund të lidhen me njëri tjetrin dhe njerëzit më të dashur të tyre i cili gjithashtu ka një farë kontrolli prindror, transmeton klankosova.

Vetëm fëmijët e moshës 13 vjeç e sipër mund të kishin një profil në Facebook ndërsa aplikacioni i ri është thjeshtë një mjet komunikimi dhe jo një Facebook për fëmijët nën këtë moshë.