E mirë dhe e shëndetshme, ju prezantojmë me bukën violë

5 muaj më parë

E mirë dhe e shëndetshme, ju prezantojmë me bukën violë

Ka lindur në një laborator në Singapor dhe është ngjyrë vjollcë, pasi është e pasur me antocianinë, një nga pigmentet e tretshëm me fuqi të fortë antioksidante dhe antinflamatore.Gjithashtu këshillohet për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti apo obeziteti.

 

Bukë vjollcë

Pavarësisht shumë studimeve që konkudojnë në rezultate të kundërta, shkencëtarët mbështesin idenë që konsumimi i rregullt i bukës së bardhë shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndryshe nga një dietë e pasur me drithëra integral. Mes të këqija që i atribuohen bukës së bardhë, është dhe risku i mbipeshës dhe i presionit të lartë të gjakut.

Superushqimet

Edhe ushqimet kanë superheronjtë e tyre, dhe bëhet fjalë për “superushqimet”, të pasur me lëndë që japin një ndikim të jashtëzakonshëm në organizmin human. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin botës bimore, këto ushqime kanë shumë veti antinflamatore dhe antioksiduese dhe luftojnë radikalet e lira. Boronicat, manaferrat goji, çaj jeshil, specat djegës, janë vetëm disa nga ushqimet me “super fuqi”, të aftë për të përmirësuar sistemin imunitar dhe të parandalojnë sëmundjet. Veçantia e këtyre ushqimeve është pasja me shumicë e antocianinës, një grup flavonoidesh të përhapur së tepërmi në mbretërinë e perimeve dhe frutave.

Ngjyra vjollcë të bën mirë

Janë pikërisht antocianinet, të cilat doktor Zhou Weibiao nga Singapori, i ka nxjerrë si ekstrakt nga orizi i zi për t’i shtuar në bukën e tij të quajtur “purple bread”. Këti pigmente janë përgjegjës për ngjyrën vjollcë në shumë ushqime, si fruta dhe perime. Por antocianinet kanë dhe një dobësi, pasi nëse gatuhen në temperaturë të lartë, humbasin disa nga vetitë e tyre. Në një intervistë të dhënë për CNN, shkencëtari ka nënvizuar që buka violë arrin të ruajë pjesën më të madhe të antocianineve, rreth 80 për qind, falë një gatimi shumë të shkurtër (8 minuta në 200 gradë celcius).

E përshtatshme për kë vuan nga diabeti apo obeziteti

Por revolucioni nuk përfundon këtu: Buka violë është ideale dhe për kë vuan nga diabeti dhe obeziteti. Amidoni pasi bie në kontakt me antocianidet provojnë një reaksion kimik që ngadalëson procesin e tretjes me 20 për qind në krahasim me bukën normale. Shpejtësia e procesit tretës është në fakt pika e dobët e ushqimeve të pasur me amidon, pasi sapo përthithet, kthehet shpejt në sheqer duke u shpërndarë në gjak me një efekt të dëmshëm për të sëmurët me diabet./Shije.al