Dyshohet për kurdisje të ndeshjes PSG – Crvena Zvezda, nisin hetimet

4 ditë më parë

Dyshohet për kurdisje të ndeshjes PSG – Crvena Zvezda, nisin hetimet

Një hetim ka filluar për një dyshim të trukimit të ndeshjes së javës së kaluar në Ligën e Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Crvena Zvezdas.
Në këtë ndeshje PSG fitoi 6-1 në Parc des Princes, transmeton Gazeta Express.

Autoritete franceze kanë filluar hulumtimet, dhe dyshojnë se një drejtor i klubit serb ka vënë miliona euro bast që skuadra e tij do të pësojë humbje me pesë gola diferencë.

Shuma, të cilën dyshohet se e ka vënë bast drejtori i Crvena Zvezdas është 5 milionë euro. /Gazeta Express