Dua Lipa me stil të veçantë në një fushatë reklamuese

1 javë më parë

Dua Lipa me stil të veçantë në një fushatë reklamuese

Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa vetëm dy net pas suksesit që arriti në MTV EMA, ajo sot bëri edhe një fushatë reklamuese të veshjes së grave për “Foot Locker”.

“Foot Locker” e shpalli Duan ambasadore të re të markës për vitin e ardhshëm.

Madje Dua Lipën e cilësojnë si një këngëtare-kompozitore e re britanike, e cila në vitet e fundit ka bërë një emër në skenën muzikore në zhvillim me stilin e saj të ëndrrave.

Ajo ka arritur të shesë 3,5 milionë kopje për albumin e saj debutues, ndërsa pasioni i saj është veshja  që karakterizon stilin e saj, transmeton Zeri.

Nënkryetari i “Foot Locker”, Nick Jones ndihet shumë i lumtur me Duan që do të jetë pjesë e familjes së tyre.

Image

“Me aftësinë e saj të pabesueshme në muzikë dhe stil, dhe duke qenë një pasion i vërtetë për atlete, ne jemi absolutisht të kënaqur me hyrjen e Dua Lipa në familjen tonë. 2017 do të jetë me të vërtetë një vit i madh për koleksionin tonë të grave dhe ne presim të punojmë me të për të frymëzuar konsumatorët tanë femra”, tha Nick Jones, nënkryetar dhe drejtor i përgjithshëm i “Foot Locker”.