Dua Lipa e lë pas Ed Sheeran me nominime në Brit Awards

6 muaj më parë

Dua Lipa e lë pas Ed Sheeran me nominime në Brit Awards

Dua Lipa ka kryesuar Brit Awards këtë vit, me 5 nominime, përfshirë edhe albumin më të mirë.

Ylli shqiptar me famë botërore, kënga e së cilës New Rules ishte hiti më i madh i saj me mbi 892 milion klikme në YouTube, është nominuar gjithashtu si artisja më e mirë femër, video më e mirë, kënga më e mirë dhe artisja më e sukseshme në Britani.

Ajo arriti që të mundte Ed Sheeran me 4 nominime ndërsa J Hus dhe Rag’n’Bone Man kanë tre.