Drejtësia turke liron pastorin amerikan

4 ditë më parë

Drejtësia turke liron pastorin amerikan

Pastori amerikan, Andrew Brunson, i cili ka qenë në paraburgim në Turqi për më shumë se dy vjet, u lirua të premten nga gjykata e qytetit të Izmirit.

Gjykata tha se ai nuk do të kalojë më asnjë ditë në paraburgim.

Brunson është arrestuar nën dyshimet se ka pasur lidhje me grupe të caktuara politike, pas përpjekjes për grushtshtet në Turqi, në korrik të vitit 2016.

Rasti ka shkaktuar tensione në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë.

Për shkak të tij, SHBA i ka vënë sanksione ministrit turk të Drejtësisë, Abdulhamit Gul, dhe ministrit të Brendshëm, Suleyman Soylu.

Brunson i ka mohuar vazhdimisht akuzat për spiunazh, të cilat parashohin dënim deri në 35 vjet burgim.

Ai ka jetuar për kohë të gjatë në Turqi me gruan dhe fëmijët dhe ka udhëhequr një kishë të vogël evangjeliste protestante në qytetin perëndimor të Izmirit.