Dita e fundit e afatit kalimtar veror në Ligën Premier

2 javë më parë

Dita e fundit e afatit kalimtar veror në Ligën Premier

Klubet e Ligës Premier po i bëjnë zyrtarizimet e fundit për afatin kalimtar veror të vitit 2018. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit është vendosur që afati kalimtar të mbyllet para fillimit të sezonit të ri në futbollin anglez, i cili nis të premten.

Pas mbylljes së afatit kalimtar veror të këtij viti (e enjte, 9 gusht, ora 18:00), klubet nga elita e futbollit anglez nuk mund të blejnë më lojtarë, por do të mund të shesin futbollistë në ligat tjera, derisa afatet kalimtare të jenë të hapura.

Tashmë klubet e Ligës Premier e kanë kaluar shifrën prej një miliard funtesh (1.11 miliard euro), por vështirë se mund ta thyejnë rekordin e vitit të kaluar prej 1.4 miliard funtesh (1.55 miliard euro).

Klubet nga ligat tjera angleze (Championship, League One dhe League Two) mund të huazojnë futbollistë apo mund të nënshkruajnë me lojtarë të lirë deri më 31 gusht.