Disa deputetë shkojnë në Kuvend vetëm për mëditje

2 muaj më parë

Disa deputetë shkojnë në Kuvend vetëm për mëditje

Vetëm 17 për qind është përmbushur agjenda legjislative e Kuvendit me vetëm 22 ligje të miratuara gjatë 2018-ës, raporton KTV.

Vetëm 45 deputetë kanë drejtuar pyetje parlamentare për ministrat e lojaliteti ndaj grupit parlamentar gati te shumica e deputetëve është 100%.

Këto janë të dhënat në platformën ‘Vota ime’ të KDI-së, të publikuara sot në një tryezë me deputetë, shoqëri civile e gazetarë.

Në këtë tryezë kryeparlamentari Kadri Veseli e ka pranuar se ka deputetë që në sallë plenare shkojnë vetëm sa për t’u nënshkruar për mëditje, por ka thënë se ka shumë të tjerë që punojnë me dinjitet. Ai ka thënë se kosovarët do të lëvizin pa viza në Evropë brenda këtij viti. Deputeti i Vetëvendosjes Xhelal Sveçla tha se i vjen turp që gjendet në një sallë me deputetë, të cilët i quajti kriminelë.