Dieta braziliane, humbisni 12 kilogramë për një muaj!

3 muaj më parë

Dieta braziliane, humbisni 12 kilogramë për një muaj!

Dieta braziliane do të kthehet në dietën tuaj të preferuar nëse keni ëndërruar për një trup si të modeleje. Për disa prej jush mund të duket shumë e rreptë, por nëse i përmbaheni udhëzimeve, do të shikoni që rezultatet në fund, nuk do ju zhgënjejnë.

Parimet kryesore të dietës braziliane janë:

Jini të vetëdijshme për kaloritë, por mos u bëni të varur dhe mos i numëroni vazhdimisht.
Sigurohuni që çdo gjë që hani i ofron trupit tuaj përfitime të shëndetshme.
Mos konsumoni alkool dhe pije të gazuara derisa të keni arritur peshën e synuar.
Kuptoni dallimin mes ‘nevojës’ dhe ‘lakmisë’
Hani më shumë perime, fruta, pulë dhe peshk
Pini shumë ujë
Mësimi më i rëndësishëm: Nëse hani më pak dhe lëvizni më shumë, do të humbni peshë. Dëgjoni trupin tuaj!
Plani i dietës për 7 ditë

E hënë

Mëngjesi: 1 portokall, 1 banane dhe 1 filxhan lëng portokalli

Snack: 1 filxhan lëng portokalli

Dreka: 100 gram peshk i zier, 100 gram sallatë me perime të freskëta

Darka: Njësoj si dreka

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng portokalli dhe një tost

E martë

Mëngjesi: 1 vezë, 1 filxhan me lëng molle

Snack: 1 tost të vogël, 1 filxhan lëng molle

Dreka: 100 gram mish i gatuar, 2 patate të ziera, 4 gjethe marule

Darka: 200 gram peshk i zier, 1 vezë të ziera, marule, bizele (të freskëta ose të konservuara)

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng molle, 1 tost

E mërkurë

Mëngjesi: 1 gotë qumësht, 1 tost të vogël

Snack: 100 gram djathë tw bardhë

Dreka: 100 gram oriz, 150 gram sallatw me lakër të bardhë,së bashku me një lugw gjelle lëng limoni dhe pak majdanoz të grirë imët.

Darka: 100 gram mish, 1 mollë, 4 gjethe marule

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng molle, 1 tost i vogël

E enjte

Mëngjesi: 1 filxhan lëng ananasi, 60 gram ananas

Snack: 1 filxhan lëng ananasi, 1 tost të vogël

Dreka: 100 gram mish të zier, një copë djath dhe 1 portokall

Darka: 2 patate të ziera, 150 gram sallatë me karota të grira imët.

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng ananasi, 1 tost të vogël.

E premte

Snack: 1 mollë, 1 portokall, një tost i vogël

Dreka: 150 gram peshk i zier, 2 karrota të vogla të ziera

Darka: 1 tas me supë perimesh, një copë bukë

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng portokalli, 1 tost të vogël.

E shtunë

Mëngjesi: 1 filxhan lëng molle, 1 fetë tost

Snack: 150 gram sallatë me panxhar dhe pak vaj ulliri

Dreka: 1 tas me supë perimesh, 1 copë të vogël buke

Darka: 100 gram kërpudha të skuqura, 100 gram sallatë me perime të freskëta

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng molle, 2 biskota.

E dielë

Mëngjesi: 1 banane

Snack: 1 filxhan lëng karrote, 1 fest tost

Dreka: 100 gram mish të zier, 100 gram sallatë me lakër të freskët dhe lëngu i një limoni

Darka: 1 tas me supë perimesh, 4 gjethe marule

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng molle, 2 fiq të thatë.

Ju mund të përsërisni këtë plan brazilian sipas nevojës, 2-4 javë, por jo më shumë se kaq. Dieta braziliane është e pasur me fruta dhe perime në mënyrë që trupi të marrë mjaftueshëm vitamina dhe minerale.

Rekomandohet: aktivitet i moderuar fizik si ecja, çiklizmi ose noti, të paktën 30 minuta.