Del në treg libri i Ivana Trumpit, “Raising Trump”

2 javë më parë

Del në treg libri i Ivana Trumpit, “Raising Trump”

Ish gruaja e Presidentit Donald Trump, Ivana, ka shkruar një libër, i cili botohet sot, por ajo që ka tërhequr vëmendje këto ditë, janë komentet që ajo bëri gjatë një interviste para botimit të librit.

Në një intervistë që dha dje në televizionin ABC, Ivana bëri shaka, duke thënë se ajo është “Zonja e Parë”, ngaqë ka qenë bashkëshortja e parë e Donald Trumpit.

Melania Trump, Zonja e Parë e vërtetë, duket se nuk u zbavit nga kjo shaka e Ivanës. Zëdhënësja e saj tha se komenti i ish bashkëshortes së Presidentit kishte për qëllim “të tërhiqte vëmendjen dhe ishte një zhurmë që i shërbente asaj”.

Titulli i librit të Ivana Trumpit është “Raising Trump” dhe ka dalë sot në shitje. Në libër ajo i hedh një vështrim jetës së saj dhe rritjes së tre fëmijëve që ka me Donald Trumpin, Donald Jr., Eric dhe Ivanka./VOA