Çka thotë horoskopi sot për ju?

1 javë më parë

Çka thotë horoskopi sot për ju?

Dashi 21/3 – 20/4

Fokusohuni tek marrëdhënia në çift sot, sepse çdo gjë tjetër do të shkojë qetë gjatë ditës. Beqarët do kenë mundësi të mira për të ndryshuar statusin, por nuk do ndihen ende gati. Financat do jenë të mira.

Demi 21/4 – 21/5

Një çështje e rëndësishme në lidhjen tuaj të dashurisë sot do t’ju mbajë nën tension gjatë gjithë ditës. Beqarët do jenë me fat sot në dashuri. Financat do jenë në kontrollin tuaj.

Binjakët 22/5 – 21/6

Edhe pse sot jeni disi ëndërrimtarë përsëri nuk e keni humbur kontaktin me realitetin. Beqarët do realizojnë takime, por nuk do duan ende për të hedhur hapa. Financat nuk do jenë shumë të mira.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Momente kreativiteti sot për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Beqarët do kenë takime pa fund të cilat do i falin shumë emocione dhe lumturi. Financat do jenë të mbrojtura.

Luani 23/7 – 21/8

Sot nuk jeni të kënaqur nga ana sentimentale. Beqarët nuk do preferojnë aventurat kalimtare, prandaj do jenë ende në pritje të mundësive serioze. Financat do varen totalisht nga mënyra juaj e menaxhimit.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Dita juaj sot nuk ka vetëm ngjyrat e entuziazmit që ju shoqëron gjithmonë ju të dashuruarve. Beqarët pritet të kenë ndryshime rrënjësore. Financat do jenë të mira, problemet do i përkasin të shkuarës.

 

Peshorja 24/9 – 23/10

Tensionet dhe keqkuptimet e të shkuarës dalin më në pah gjatë ditës së sotme. Beqarët do tregohen mjaft joshës sot dhe mund të bëjnë për vete personin që ju ka tërhequr vëmendjen. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi 24/10 – 22/11

Sot ndiheni romantikë dhe doni të qëndroni vetëm pranë njeriut të zemrës. Beqarët duhet të tregohen më të hapur në takime që të ndryshojnë statusin. Financat do dini si t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Më në fund keni filluar të lëvizni në fushën sentimentale. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri, më mirë prisin edhe pak për ndryshime. Në planin financiar do arrini të ruani ekuilibrin.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Partneri/ja do t’ju lërë hapësira veprimi gjatë ditës së sotme në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria. Financat do vinë duke përmirësuar.

Ujori 21/1 – 19/2

Ditë e qetë për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Beqarët edhe pse do realizojnë takime pa fund, nuk do e gjejnë dot personin për të cilin do ju rrahë zemra fort. Financat do jenë të mira.

Peshqit 20/2 – 20/3

Edhe pse sot është ditë pune ju ndiheni sikur e keni pushim. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në marrjen e vendime që lidhen me të ardhmen e tyre. Bëni kujdes me blerjet.