Çifti i njohur i showbiz-it, prindër për herë të dytë

2 javë më parë

Çifti i njohur i showbiz-it, prindër për herë të dytë

Në vitin 2018, edhe një familje tjetër e njohur do të shtohet me një anëtar të ri. Modeli i njohur shqiptar, Alesio Alia, dhe bashkëshortja e tij, Katherine Carnie, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e ka konfirmuar për revistën Who vetë modeli shqiptar, madje edhe duke rrëfyer gjininë e fëmijës.

Bukuroshja Jolie Rose, vajza e çiftit, së shpejti do të jetë motra e madhe e një vëllai: ”Ne e kishim planikuar fëmijën e dytë. Para një jave e morëm e vesh që do të ishte djalë. Jemi të bekuar që do të kemi tashmë një vajzë dhe një djalë”,- ka thënë Alesio për Who.

Pyetjes se si mendon ta ndajë dashurinë tani që do të jetë baba edhe i një djali, Alia thotë se dashuria e parë nuk harrohet: “Dashuria e parë mbetet e para dhe nuk harrohet, por ardhja në jetë e një fëmije është bekim dhe nuk krahasohet me asnjë ndjenjë në botë.”

Gjinia e bebes ka gëzuar jo vetëm Alesion, por edhe familjen e bashkëshortes e tij Katherine, e cila ka në familjen e saj edhe dy motra./revistaclass