Çfarë ka të veçantë gjaku i 81 vjeçarit që ka shpëtuar më shumë se 2 milionë bebe

3 ditë më parë

Çfarë ka të veçantë gjaku i 81 vjeçarit që ka shpëtuar më shumë se 2 milionë bebe

“Burri me krahun e artë”, 81 vjeçari australian dhuron për herë të fundit gjak pas 60 vitesh!

James Harrison për më shumë se 50 vite ka shpëtuar rreth 2.4 milionë bebe falë plazmës së gjakut të tij.

Gjaku i Harrisonit duket se përmban një antitrup të rrallë (anti-D imunoglobulinë) që përdoret për të prodhuar një medikament.

Ky medikament u jepet grave shtatzënë, gjaku i së cilave zhvillon sëmundjen e rhezusit negative D hemolytic dhe vendos në rrezik jetën e foshnjes së palindur duke sulmuar fetusin. Kur rhezusi i gjakut të nënës nuk përputhet me atë të foshnjes, sistemi imunitar i gruas shtatzënë sulmon qelizat e kuqe të gjakut të fetusit.

Janë komponentët e veçantë të gjendur tek gjaku i 81 vjeçarit ato që mund të parandalojnë këto probleme dhe prej gjashtëdhjetë vitesh, Harrison ka kontribuar në prodhimin e medikamenteve që ndalon sulmin e lartëpërmendur.

Përmes analizave mjekët shohin nëse gjaku i nënës ka rhesus negative dhe ajo që ato marrin është një dozë medikamenti (imunoglobuline) për të parandaluar komplikacionet nga mospërputhja e rezusit.

Megjithatë pas më shumë se gjysmë shekulli Harrison nuk do të dhurojë më gjak, sepse ka arritur kufirin e modhës për dhuruesit e gjakut në Australi. (Përkthyer nga living.al/ Burimi: NewYork Times)

Screen Shot 2018 05 16 at 09.58.10