Çfarë dosje ka marrë Gjykata Speciale nga Prokuroria e Shtetit?

1 javë më parë

Çfarë dosje ka marrë Gjykata Speciale nga Prokuroria e Shtetit?

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka folur për dosjet që ka marrë Gjykata Speciale nga Prokuria e Shtetit.

Ai ka treguar se në duart e Gjykatës Speciale tashmë janë një grumbull dosjesh.  Lumezi ka folur edhe për formimin e kësaj Gjykate.

“Nuk mund të japim shumë informata se cilat dosje janë marrë nga Gjykata Speciale në Prokurorinë e Shtetit.  As unë nuk kam informacione rreth këtyre rasteve dhe dosjeve”, ka thënë Lumezi në RTK.

Ai ka folur edhe për formimin e Gjykatës Speciale, e cila siç thotë ai, do të merret me hetimin e krimeve të luftës.

“Gjykata Speciale do të merret kryesisht me rastet e krimeve të luftës që janë kryer gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Lumezi.

“Këto hetime do të bëhen për të dy palët, për kosovarët dhe shtetasit e tjerë që kanë jetuar në Kosovë. Unë mendojë se vendimet e Kuvendit të Kosovës për formimin e saj duhet të zbatohen”, është shprehur ai. /Express/