Celina “bombardon” portën e Leeds

5 ditë më parë

Celina “bombardon” portën e Leeds

Bersant Celina ka shënuar një supergol në ndeshjen ndaj Leeds në Championship.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bersant Celina ka vazhduar me paraqitje të mira për skuadrën e tij, Ipswich Town.

Ai ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e tij ndaj Leeds në Championship.

Ky njëherit ishte goli i shtatë i Celinës këtë sezon në Ipswich, ku është i huazuar nga lideri aktual i Premierligës, Manchester City. /Express/