Bullgaria do të reduktojë tarifat “roaming”

9 muaj më parë

Bullgaria do të reduktojë tarifat “roaming”

Bullgaria do të punojë për reduktimin e tarifave “roaming” mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtarë të bllokut.

“Ekonomia evropiane është në rrugë të mbarë dhe ky është një shans për të gjithë ne që t’i sigurojmë partnerët e Ballkanit Perëndimor se perspektiva e tyre europiane është reale”, tha në Bruksel ambasadori bullgar në BE, Dimitar Tzantchev, vendi i të cilit mban presidencën e radhës. Sipas tij, përmirësimi i lidhjeve në transport, energji, arsim e telekomunikacion do të ndihmojë në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.

Bashkimi Evropian ka hequr tarifat e “roaming”-ut brenda 28 vendeve anëtare në vitin 2017. Tani do të punohet për të ulur tarifat midis shteteve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, me synim që ato të eliminohen plotësisht në të ardhmen.

Bullgaria ka marrë kryesimin 6-mujor të BE-së më 1 janar, duke i dhënë prioritet rajonit të Ballkanit në axhendën e saj./tch