Bukë falas për Ramazan

4 muaj më parë

Bukë falas për Ramazan

Në Vushtrri, Mitrovicë por edhe në qytete tjera furrat japin bukë pa para për skamnorë.

Këto bukë nuk janë për shitje. Ato do të dhurohen falas për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë  që nuk kanë mundësi t’i blejnë.

E këtë e kanë mundësuar disa mërgimtarë që jetojnë në Gjermani, në bashkëpunim me furrën Home Bakery.

Deri në 5 bukë mund t’i marrin të gjithë ata qytetarë që kanë kartelën e ndihmës sociale.

Pronari Bajram Imeri thotë se ky është viti i tretë që organizojnë një ndihmë të tillë gjatë muajit të Ramzanit.

Ai thotë se brenda ditës i japin deri në 700 bukë.

Së në Vushtrri ka nevojtarë për bukë, e pranon edhe Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale Sylejman Meholli.

Muaji i Ramazanit ka aktivizuar edhe qytetarët e Mitrovicës.

Një grup prej tyre ka siguruar fonde që të japë nga 5 bukë në ditë për skamnorët.

Ai thotë se nëse marrin donacione, do të dhurojnë ushqime edhe pas ramazanit.

Edhe në qytetet tjera organizohen aktivitetet të tilla përmes së cilave u ndihmohet familjeve që nuk kanë.