BMW M2 i ri arrin në Abu Dhabi me pamje fantastike

3 javë më parë

BMW M2 i ri arrin në Abu Dhabi me pamje fantastike

BMW Abu Dhabi këto ditë në sallonin e saj është duke ekspozuar modelin e modifikuar M2 të BMW-së. Ky M2 ka eksterier me ngjyrë gri Singapore dhe disa elemente nga AC Schnitzer të cilat e bëjnë këtë model me pamje “vrasëse”.

Ky BMW M2 i modifikuar ka spoilerin e ri të përparmë, difuzerin e pasmë nga fibra të karbonit dhe spoilerin mbi bagazh (të gjitha nga kompania e njohur AC Schnitzer, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky M2 ka edhe pasqyrat “M Performance”, maskën e përparme me ngjyrë të zezë, amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave (nga AC Schnitzer) me gypat me ngjyrë të zezë, rrotat pesë-cepësh, si dhe interier prej lëkure po ashtu me ngjyrë të zezë e qepje ngjyrë të kaltër, si dhe disa detaje tjera nga fibra të karbonit.

Nën kofanon e këtij BMW M2 të modifikuar është motori 3.0-litër M TwinPower Turbo me gjashtë cilindra, i cili sipas të dhënave nga fabrika është me kapacitet prej 272 kW/370 kuajfuqi.