Blindohet Greqia, mbi 3 mijë policë në ruajtje të Erdoganit

1 javë më parë

Blindohet Greqia, mbi 3 mijë policë në ruajtje të Erdoganit

Vizita e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan është një lajm i madh. Kjo për shkak se një president turk kishte 65 vjet pa shkelur në Greqi dhe se nga ana tjetër, raportet mes vendeve kanë qenë dhe mbeten disi të tensionuara.

Por është vendosur më në fund të bëhet disi paqe ndërmjet Ankarasë dhe Athinës.

Ajo që bie në sy është fakti se 3000 truproja do të mbajnë Erdoganin. Janë 2800 oficerë grekë që do të mbrojnë fizikisht kreun e shtetit turk, përpos se Erdogan ka shkuar në Greqi me 200 trupa personale.

Kujtojmë se në Athinë janë arrestuar një grup radikal që kishte planifikuar vrasjen e Erdoganit.

Parametrat e sigurisë janë shumë të larta.