Bizneseve u vështirësohet marrja e vizave

9 muaj më parë

Bizneseve u vështirësohet marrja e vizave

Jo vetëm qytetarët që kërkojnë viza turistike përballen me bllokadë e refuzime të shumta, të njëjtat probleme u janë kthyer sërish edhe bizneseve.

Ankohen se ambasadat kanë nisur t’i shtrëngojnë procedurat e marrjes së vizës.

Bizneset thonë se për shkak të këtyre masave të ashpra po bëhet e pafavorshme Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, raporton KTV.

Me shqetësim këtë situatë po e shohin edhe shoqatat e biznesit.

Thonë se çdo ditë e më shumë po rritet numri i ankesave të biznesmenëve që po hasin në probleme për marrje të vizave dhe kjo, sipas tyre, vetëm sa e ka vështirësuar situatën e të bërit biznes.

Ky nuk është rasti i parë që po u ndodh bizneseve.

Edhe viteve të mëhershme ambasadat kishin vënë një varg pengesash për bizneset, por që pas reagimeve të ashpra të shoqatave të bizneseve ambasadat ndryshuan qasjen, duke i zbutur kushtet për pajisjen e bizneseve me vizë.