Berluskoni sërish në telashe, përballet me një tjetër proces gjyqësor

3 muaj më parë

Berluskoni sërish në telashe, përballet me një tjetër proces gjyqësor

Ndërsa e djathta italiane “Forza Italia” ndodhet në fushatë të plotë elektorale në pritje të zgjedhjeve të 4 marsit, lideri i saj, ish-kryeminstri Silvio Berlusconi është përfshirë në një skandal i ri gjyqësor.

Prokuroria e qytetit të Milanos ka informuar se ka nisur një proces hetimor ndaj klubit sportiv të Milanit, i cili deri një vit më parë ishte në pronësi të Silvio Berlusconit.

Sipas prokurorit Fabio De Pasquale, Silvio Berlusconi akuzohet për riciklim parash në procesin e shitjes së klubit të Milanit pronarit të saj aktual Yonghong Li.

Në prill të 2016 klubi i Milanit u ble në vlerën e 740 milionë euro nga milioneri kinez.

Procesi i pagimit të kësaj shifre është kryer në dy operacione financiare.

Sipas prokurorisë milaneze, kjo shunë parash i është paguar Silvio Berlusconit përmes kanaleve internacionale, për të fshehur hyrjen në Itali të një sasie kaq të madhe monetare.

Prokuroria e Milanos po heton mbi zbardhjen e këtij operacioni financiar e mënyrën e ardhjes së parave nga Hong Kongu.

Dyshime të forta ka dhe ndaj milionerit kinez Yonghong Li e fuqisë ekonomike të tij.

Pak kohë më parë, e përditshmja amerikane New York Times ka akuzuar pronarin e ri kinez të Milanit si person i panjohur si në Kinë e në Itali për aktivitetin e tij ekonomik, duke hedhur dyshime të forta mbi aktivitetin e tij monetar.

Lajmi i një procesi të ri gjyqësor ndaj ish-kryeminstrit Berlusconit ka ardhur si “bombë” në këtë fushatë elektorale.

Megjithatë sondazhet e fundit elektorale flasin për një rritje të Forza Italia në këtë fushatë nga 12 % në 18%-/OraNews