Beqaj viziton kompaninë që prodhon panele solare, jep një premtim

1 javë më parë

Beqaj viziton kompaninë që prodhon panele solare, jep një premtim

Ministri për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj, ka vizituar sot kompaninë e prodhimit të paneleve solare “Jaha Solar”.

Aty, ai ka parë nga afër punën që po bëhet në prodhimin e paneleve solare, transmeton AktivPress.

Pronarët e “Jaha Solar” e kanë njoftuar ministrin Beqaj me aktivitetin e kompanisë së tyre në fushën e energjisë së ripërtritshme në hap me standardet evropiane në këtë fushë.

Ministri nga ana e tij i përgëzoi për vullnetin në fushën e prodhimit, përkushtimin për të rritur kapacitetet prodhuese, si dhe për angazhimin e profesionistëve vendorë, sidomos të rinjve në fushën e teknologjisë.

Ai i ka njoftuar pronarët e kësaj kompanie me planet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në fushën e përkrahjes së inovacioneve, rritjes së prodhimeve dhe promovimit të tyre në tregun evropian.

“Energjia do të jetë një nga sektorët prioritarë që do të përkrahen nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në vitin 2018. Ne do të përkrahim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në fushën e eksportit të produkteve të tyre, duke ofruar konsulencën e nevojshme dhe promovimin e tyre në tregun evropian”, tha ministri Beqaj.

Ai saktësoi se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të ndajë subvencione për inovatorët dhe ndërmarrjet, si dhe do të themeloi qendra të inovacionit dhe ndërmarrësisë, në të cilat do të bashkëveprojnë dija dhe ekonomia, me qëllim që dija të shfrytëzohet për përmirësim të ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës./AktivPress