Barça kërkon mbrojtës në Serie A

1 javë më parë

Barça kërkon mbrojtës në Serie A

Katalunasit janë të interesuar ta transferojnë mbrojtësin, por çmimi i lartë i tij mund të jetë problem për kompletimin e kalimit.

Barcelona është duke e përcjellur Kalidou Koulibaly, por frikësohet se çmimi i mbrojtësit të Napoli mund të jetë shumë i lartë.

Koulibaly është cak edhe i Chelsea, ndërsa raportohet se Napoli është gati ta shesë qendërmbrojtësin për rreth 60 milionë euro.

Skautët e Barca e kanë përcjellë atë në ndeshjen e fundit ndaj Roma, si dhe drejtori sportiv, Robert Fernandez, është fans i Koulibaly.