Avioni amerikan që nxjerr “zjarr nga goja” (Foto)

1 javë më parë

Avioni amerikan që nxjerr “zjarr nga goja” (Foto)

Avioni A-10 Thunderbolt II, i quajtur zakonisht si Warthog ose grunt, është i dashur nga trupat ushtarake amerikane. Ai është aeroplani i mbështetjes ajrore me lartësi të ulët dhe ka mundësi për manovra shumë të mira.

Por ky lloj avioni njihet më së miri për mitralozin e vendosur në hundën e avionit, i cili qëllon 3900 plumba në minutë.

Kongresi amerikan përcaktoi një fond prej 100 milionë dollarë verën e kaluar për përmirësime të mëtejshme të këtij avioni, çka do të thotë që modeli A-10 Thunderbolt II do jetë në shërbim edhe për shumë vite në të ardhmen.

/tch